4 ditë nga inagurimi, në Bypassin e Vlorës punohet ende për barrierat mbrojtëse, ‘zhduken’ urat dhe tuneli nga projekti

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

4 ditë nga inagurimi i Bypass-it të Vlorës, nga vetë kryeministri Edi Rama, në rrugë shihen ende punonjës dhe makineri, për të mbyllur segmentet e papërfunduara.

Në fshatin Kaninë, gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj raporton se ka ende segmente, ku po punohet për shkak se nxitimi për ta inaguruar Bypassin në datën 7 Korrik ka bërë që të lihen pas dore disa prej punëve.

Ky aks rrugor ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në Pusin e Mezinit për të përfunduar në Orikum, ku shihet jo vetëm një pamje piktoreske e qytetit të Vlorës, po shmang edhe trafikun në këto ditë të sezonit turistik të verës, ku rrugët e bllokuara janë një fenomen i zakonshëm.

Në Bypass po punohet kryesisht në vendosjen e barrierave mbrojtëse, për shkak se terreni në fjalë është mjaft kodrinor, dhe rrezikohet kalimi si pasojë e rrëshqitjeve.

Barrierat e metalit janë vendosur vetëm në njërën pjesë të rrugës, duke shtuar rrezikun veçanërisht për drejtuesit e mjeteve që e përshkruajnë këtë aks për herë të parë.

Projekti për Bypassin e Vlorës ka pasur në listë ndërtimin e 5 urave, ndërkohë që në terren deri tani është ndërtuar vetëm një e tillë. Nuk dihet ende nëse ndërtimi i tyre do të bëhet në një moment të dytë, apo ato janë shmangur.

Po ashtu në ndryshim nga projekti, në terren nuk ka asnjë tunel të drejtuar. Turistët dhe pushuesit duhet të tregohen të kujdesshëm, për shkak të rrëshqitshmërisë së rrugës (Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad