Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Berisha shkruan se 27 vite më parë forcat ushtarake e serbëve të Bosnjes vranë 8 mijë fëmijë, burra dhe gra vetëm sepse i përkisnin një etnie dhe një besimi fetar të ndryshëm nga i tyre.
Ai shton se dënon me forcë aktin barbar të forcave që kryen këtë krim dhe dënon qëndrimon aktual të presidentit të Serbisë.
Statusi i Sali Berishës
Sot dita e nderimit te viktimave te Srebrenices!
Te dashur miq, sot eshte dita e nderimit te viktimave te barbarive, genocidit serb ne Srebrenice. 27 vite me pare, forcat ushtarake dhe milicia e serbeve te Bosnjes se bashku me njesi paramilitare dhe policore te ardhura nga Serbia, nen komanden e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vrane, masakruan, ne genocidin me te tmerrshem Pasluftes se Dyte Boterore ne Europe, 8 mije femije, gra, burra, muslimane bosnjak vetem e vetem se i perkisnin etnise dhe besimit ferar tjeter.
Duke shprehue nderimin me te thelle per viktimat e genocidit serb ne Srebrenice, denoj me forcen aktin makaber te forcave qe kryen kete barbari te tmerrshme.
Denoj gjithashtu edhe qendrimin aktual te Presidentit te Serbise Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “per cdo serb te vrare te vriten 100 muslimane” eshte dhe nje frymezues kryesor i genocidt te Srebrenices, vendi i te cilit eshte ne banken e akuzes ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.