Është zhvilluar me diskutime mbledhja në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Në Komisionin është shqyrtuar dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Deputeti Edmond Spaho kërkoi që të futeshin brenda në sallë një grup anëtarësh të shoqërisë civile, të cilët protestonin jashtë Kuvendit, por kjo nuk u pranua.
Shalsi: Sjellja juaj është shumë interesante. S’ka nevojë t’ja kujtosh një personi fjalën shtatë herë. Nuk keni arsye për ta bërë një gjë të tillë. Mjafton të ngrini dorën, unë flas për rendin…
Spaho: Duke pasur parasysh që mbledhje e komisionit janë të hapura për publikun mendoj që ai grup duhet të merrte pjesë. Vendimi që keni marrë s’më duket i drejtë. Mendoj që edhe mund t’i dëgjonim. Këtu kemi dëgjuar edhe grupe studentore…
Shalsi: Fondacioni është pjesë e marrëveshjes dhe së dyti brenda grupit që erdhi sot ka njerëz që i çmoj edhe kur ndaj opinione të ndryshme, por reagova ndaj një apo dy individësh, pjesë e grupit që nuk kishin synim të shprehnin opinione veçse të shprehnin provokime…Nëse ju dhe do ju ftoja që me disa tipa si ato të dy, me atë grup ku kishte edhe profesorë nuk bëjnë nder për mënyrën se si sillen dhe kjo është arsyeja përse nuk janë në Komision.
Ina Zhupa: Lidhur me procedurën sqaroj që çështja që ne po trajtojnë lidhet me interesin publik. Si mundet që dëgjesat t’i zgjidhni dhe dëgjoni ju, ata duhet të ishin aty dhe duhet t’i kishim dëgjuar edhe ne… Sjellja juaj ishte e papërshtatshme për interesin publik…Lista që ne na ka ardhur për njerëzit pjesëmarrës, më vjen keq që nuk është ministrja…Thatë që janë bërë 24 dëgjesa raportet e së cilës nuk janë publike, a mund t’i hidhni ju këto që janë bërë 24 dëgjesa me interes për publikun. Ju edhe këtë sot mund të quani dëgjesë, por nuk është dëgjesë, kur ju thatë ne e kemi ndarë mendjen ça do bëjmë se e kemi të qartë ku jemi. S’e kuptoj shpejtësinë për t’i ndarë nismat, kur ato bashkërendohen me njëra-tjetrën
Shalsi: Jam i detyruar të përsëris rregulloren e Kuvendit..
Braçe: Prit të mbarojë… Po Boll tani…
Shalsi: E nderuar kolege që nuk je deputete permanente e këtij Komisioni, por të lutëm shumë ka një mikrofon dhe kërkohet fjala. Nëse e keni të vështirë, këto janë rregullat…Seancat dëgjimore janë ezauruar…