Për herë të parë në 20 vjet, kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan ka arritur barazinë, që do të thotë se dy monedhat kanë të njëjtën vlerë.
Euro arriti në 1 dollarë të martën, duke rënë rreth 12% që nga fillimi i vitit. Frika e recesionit në kontinent, e nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Bashkimi Evropian, i cili merrte afërsisht 40% të gazit të tij përmes tubacioneve ruse përpara luftës, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus. Në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnizimet me gaz për disa vende të BE-së dhe kohët e fundit ka ulur rrjedhën në tubacionin Nord Stream për në Gjermani me 60%.
Tani ajo pjesë kritike e infrastrukturës së importit të gazit në Evropë, është mbyllur për mirëmbajtje të planifikuar për 10 ditët e fundit. Zyrtarët gjermanë kanë frikë se ajo mund të mos ndizet më.
Kriza energjetike vjen së bashku me një ngadalësim ekonomik, i cili ka hedhur dyshime nëse Banka Qendrore Evropiane mund të shtrëngojë në mënyrë adekuate politikën për të ulur inflacionin. BQE njoftoi se do të rrisë normat e interesit këtë muaj për herë të parë që nga viti 2011, pasi norma e inflacionit në eurozonë qëndron në nivelin e 8.6%.
Gjermania regjistroi deficitin e saj të parë tregtar në mallra që nga viti 1991 javën e kaluar pasi çmimet e karburanteve dhe kaosi i përgjithshëm i zinxhirit të furnizimit rritën ndjeshëm çmimin e importeve.
“Duke pasur parasysh natyrën e eksporteve të Gjermanisë, të cilat janë të ndjeshme ndaj çmimit të mallrave, mbetet e vështirë të imagjinohet që bilanci tregtar mund të përmirësohet ndjeshëm në muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh ngadalësimin e pritshëm në ekonominë e eurozonës”, shkruajnë strategët e këmbimit valutor të Saxo Bank.