Një debat me dyer të mbyllura ndodhi mëngjesin e kësaj të marten ë Kryesinë e Kuvendit, ku kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi pati një përplasje me dy nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, respektivisht Altin Goxhaj dhe Aulon Kalaja.
Përplasja ndodhi në momentin kur përfaqësuesit e aleancës kishin shkuar në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutohej dekreti i presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin.
Panorama.al ka mundur të sigurojë pamjet nga debati i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit.
Pjesë nga debati:
Aulon Kalaja: Ore a keni reflektuar me këtë çështje apo jo. Ore kujt po i shërbeni?
Eduart Shalsi: Profesor për shkakun tat ju prita
Shalsi: Ky personazh këtu…
Aulon Kalaja: Ç’a personazhi?
Shalsi: Unë të solla ty këtu për t’iu treguar dhe për t’iu thënë…
Altin Goxhaj: Si të zë gjumi? Si? Mua s’do më zinte gjumi për 1 mijë vjet. Unë do kisha vdek nga pagjumësia? Si e bëni gjumin rehat?
Kujtojmë se në prononcimin publik gjatë mbledhjes Shalsi deklaroi se nuk e pranoi prezencën e Aleancës për Butrintin në Komision për shkak të dy tipave që kishin si qëllim të provokonin me një gjuhë rruge, që me sa duket janë avokati Altin Goxhaj dhe gazetari Aulon Kalaja.