Yuri Kim takohet me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë: Inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë sa më shpejt votën e diasporës në zgjedhje

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryediplomatin e OSBE, Del Monaco, me të cilin ka diskutuar për angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të mbështetur zgjedhjet e lira e të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Përmes një postimi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane thekson se SHBA dhe OSBE inkurajojnë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.

Postimi i Yuri Kim në Twitter:

Takova sot ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e @OSCEinAlbania për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.

Zjarr Tv Ad