Dha dorëheqjen pas trazirave, presidenti i Sri Lankas arratiset në maldive

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas një zyrtari të lartë të sigurisë, presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është larguar nga vendi pak para se të jepte zyrtarisht dorëheqjen.

Rajapaksa dhe gruaja e tij fluturuan për në Malé, në Maldive, me një aeroplan ushtarak, ka thaënë zyrtari.

Kontrolli lokal i trafikut ajror refuzoi kërkesën e aeroplanit për t’u ulur deri në momentin që ndërhyri kryetari i Parlamentit në Maldive.

Dorëheqja e Rajapaksa erdhi pas protestave masive për krizën ekonomike që po kalon vendi. Ai u largua, pasi tashmë që nuk ka më imunitet, ishte i ekspozuar ndaj një sërë akuzash ligjore në vend.

Rajapaksa akuzohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe keqmenaxhim ekonomik, i cili falimentoi përfundimisht vendin dhe shkaktoi krizën e tij më të keqe financiare që nga koha e pavarësisë.

Ai pranoi të largohej nga zyra e tij të shtunën, pasi më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së tij dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Zjarr Tv Ad