Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin e Bubdestagut gjerman, tha se brenda këtij viti BE duhet të marrë një vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Balla e ka cilësuar “Turp të Bashkimit Europian” mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
“Është e rëndësishme se siç vepruam të gjithë në unison me Rusinë kështu duhet të qasemi të gjithë për sfidat e reja. Edhe Kosova dhe Bosnja duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më.
Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kredibilitetn e BE. Vonesa është një turp i BE, sa kohë që i vetmi mur i rrethuar me gardh me tela është Kosova. Krahas mbajtjes së konferencës së parë, BE të marrë vendimin që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE.
Është turp, sepse kjo duhet të kishte ndodhur pesë vite më parë. Kosova bëri gjithçka, ndryshoi edhe kufijtë e vet”, tha Balla.