Protesta e 7 korrikut, Vokshi:Kushdo që mori pjesë ishte misionar për shpëtimin e vendit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kushdo që mori pjesë në protestën e 7 korrikut të thirru nga Partia Demokratike kishte për mision shpëtimin e Shqipërisë. Kështu u shpreh në studion e Debatit në A2 CNN, deputetja demokrate, Albana Vokshi, sipas së cilës kjo protestë përcolli mesazhin e shpresës në një kohë kur shpopullimi, ika e trurit dhe kriza ekonomike kanë goditur vendin.

“Protesta e 7 korrikut solli shpresë, një fjalë që kishim kohë që kishim frikë se po humbte duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë, shifrat e arsimit, klasat e përgjysmuara. Është një dëshmi e shpopullimit fenomenit më negativ të këtyre viteve, 4 mijë mjekë të larguar, 1100 infermierë të larguar vitin e fundit. Më të talentuarit ikin çdo ditë ikin se nuk ka shpresë. E ardhmja e të rinjve nuk mund të jenë me mirë gjetkë ne rrisim fëmijë për t’i larguar. A ka familjarë të lumtur që pjesa më e madhe tyre ka planifikuar për të ikur? Po ikën truri, po ikin më të zotët. Protesta e 7 korrikut dha mesazhin e shpresës, kanë besim të PD te Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë që duke ngritur zërin mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ata ishin të gjithë misionarë, gjithsecili kishte misionin për të shpëtuar vendin”.

Vokshi theksoi se kjo protestë ishte qytetare, që riktheu besimin e qytetarëve te lidershipi i PD-së, e cila sipas saj u rikthye si forcë dinjitoze, jo forcë pazaresh e kompromisesh. Por më i rëndësishëm, sipas saj ishte reagimi i kryeqytetit, që siç thotë ajo kur reagon Tirana shkundet qeveria.

“Për të vijuar aksionin opozitar duhet analizuar kush erdhi në protestë. Ishte protestë qytetare jo politike. Kishte shumë rini dhe gra kishin dalë familje që nuk janë pjesë e PD kishte të majtë që kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Tirana doli dhe reagoi. Të gjithë e dinë që kur reagon Tirana shkundet edhe qeveria. Mijëra qytetarë vinin nga të gjitha anët e Tiranës. Protestë kundër kësaj qeverisje që vjedh prona shtetërore, publike e private dhe pasuri natyrore. Me udhëheqjen e duhur PD i është rikthyer si një forcë dinjitoze opozitare, jo forcë pazaresh dhe kompromisesh”.

Duke theksuar se sot PD do të dalë me një kalendar protestash, meritën për pjesëmarrjen dhe mirëorganizimit të protestës së 7 korrikut, Vokshi ia atribuon lidershipit që riktheu besimin e qytetarëve për ndryshim.

“Me lidershipin e duhur rritet besimi te një forcë politike. Me një organizimi total që prej 6 muajsh i gjithë ky proces rriti besueshmërinë ndaj një force që është bërë më demokratike, më e hapur dhe më e bashkuar. PS nuk ka votë nuk zgjedhje në PS, po vetëm emërime. Dhe kjo tregoi mirëorganizmin e protestës, por ajo që ndryshoi ishte besimi, kushdo që erdhi, erdhi me besim që mund të bënte ndryshim dhe që nuk do të tradhtoheshin nga lidershipi i partisë. Kjo ishte protesta e parë e një rruge që nuk ka kthim. Do të dilet me një kalendar protestash. Me çdo mënyrë demokratike për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie që është armiku i shqiptarëve”.

Zjarr Tv Ad