Deputeti i PD-së: Protesta e 7 korrikut nuk arriti ndonjë qëllim, qeveria nuk largohet vetëm me protesta

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ndërsa u ndal te protesta e 7 korrikut e pranoi që ishte i pranishëm pasi siç u shpreh ai do të marrë pjesë në çdo protestë që bëhet kundër qeverisë. Megjithatë, deputeti demokrat shtoi se nuk rrëzohen qeveritë vetëm me protesta.

“Edhe pse pritshmëria ishte e lartë, për kushtet dhe situatën në të cilën u organizua, pati pjesëmarrje, por pjesëmarrje kemi pasur në 9 vite opozitë. S’mund të themi që të tjerat kanë qenë më të vogla se kjo. Nuk besoj se arriti ndonjë qellim, largimin e Ramës …qeveria nuk largohet vetëm me protesta.”

Gështenja bëri thirrje për bashkim të demokratëve pasi, në të kundërt siç tha ai, do të mbeten thjesht një opozitë që do të qëndrojë gjatë në opozitë.

Ndër të tjera, deputeti paralajmëron se nëse organet ligjzbatuese i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve, qeveria Rama bie. Po ashtu, deputeti demokrat akuzoi edhe qeverinë për tentativa për ta mbyllur si çështje.

“Janë kërkuar të dhëna me emër dhe mbiemër dhe nuk janë dhënë. Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër. Nuk duhet të ekzistojë asgjë, kemi qenë të hapur dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi deputeti.

Zjarr Tv Ad