Naureda Llagami i përgjigjet opozitës për hartën e re gjyqësore: Nuk ka qenë produkt i Edi Ramës! Kemi marrë ekspertizën…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor hodhi poshtë akuzat e opozitës për hartimin e hartës së re gjyqësore, të cilët e konsideruan atë vullnet të kryeministrit Edi Rama. Llagami deklaroi se i gjithë studimi ka qenë produkt i grupit të punës dhe jo i kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se kanë marrë ekspertizën nga vendet e huaja nga Këshilli i Europës te OSBE.

“Më vjen keq që aludohen për gjëra në lidhje me vendimin e KLGJ. Nuk mund të flasim për apelin pa ju shpjeguar për procesin. Është proces teknik dhe ligjor. Na detyron ligji ta bëjmë. KLGJ është krijuar në dhjetor të 2018, dhe në shkurt të 2019 krijuam grupin e punës. Brenda 18 muajsh duhet të bënim gati propozimin për hartën gjyqësore. Është analizuar çdo indikator. Në grupet e punës edhe ministria e drejtësisë.

Morëm ekspertizën e këshillit të Europës. Morëm ekspertizën e OSBE dhe puna e grupit të punës u mbyll brenda afatit. Në shtator të 2020 ja dërguam ministrisë së drejtësisë produktin final. Kemi vënë në dijeni këshillin e ministrave pse po vonon për hartën e re gjyqësore. Nuk është produkt i Edi Rama dhe firmosur nga Naureda Llagami. Ka qenë një produkt i grupit të punës”, deklaroi Llagami.

Zjarr Tv Ad