“Të ngrihen në këmbë”, Meta thirrje institucioneve: Ndërprisni urgjentisht pagesat për inceneratorët dhe shtoni fondin për mbrojtjen nga zjarri

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta thotë se situata nga zjarret në zonën e Llogarasë kritike ndërsa po kërcënohen fshatrat turistikë si Borshi dhe Dhërmiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i bën thirrje qeverisë të “ndërpresë pagesat fiktive ndaj inceneratorëve” dhe të shtojë fondin për mbrojtjen nga zjarret.

Reagimi i Metës:

TË NDËRPRITEN URGJENTISHT PAGESAT FIKTIVE PËR INCENERATORËT DHE TË SHTOHET FONDI PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET!

Për tre ditë me rradhë vatrat e zjarrit në Malin e Çikës në Vlorë po shkatërrojnë hektarë pyje, pasuri publike.

Siç dëshmon dhe kjo foto e fundit, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin.

Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.

Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse!

I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë!

E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!

Zjarr Tv Ad