Analisti Mustafa Nano komentoi zhvillimet e fundit politike. Duke folur mbi presionin që Dhoma e Avokatëve po ushtron mbi qeverinë, ai tha se mendon që kjo është një lajm i bukur, pasi ekzekutivi duhet të konsultohet me grupet e interesit për vendimet që merr:
“Shoqata të krijon idenë e një organizimi militar, ushtarak. Presioni që Dhoma e Avokatëve ushtron mbi qeverinë më duket një gjë e bukur e këtyre ditëve, mendoj që janë grup interesi, duhet të dëgjohen. Nuk është një pjesë e vogël, por janë të tërë. Sepse logjika ua thotë të gjithëve që këtu ka diçka që s’shkon. Kemi njerëz që banojnë edhe në male. Ky problem ekziston. Por është lajm i bukur që janë ulur bashkë qeveria dhe grupet e interesit. Qeveria ose është e bindur te projekti i tyre dhe është bërë një analizë e plotë e situatë.
Por kur shoh avokatët që janë bashkë, më impresionon ky grup tjetër. Ndërsa qeveria nuk përjashtohet që të ketë disa njerëz që duan ta bëjnë këtë gjë për arsye jo shumë bindëse. Lajmi i mirë është që qeveria mori një sinjal që për vendime të mëdha duhet të konsiderojë disa aktorë të tjerë në këtë mes. Partia që fiton shumicën nuk fiton licensën për të bërë çdo gjë, por për të qeverisur vendin”.
I pyetur mbi faktin që Berisha s’po e akuzon më Ramën për tradhti, Nano tha:
“Po bën mirë më në fund. Kur shoh që përdorimi i damkës tradhtar bëhet në mënyrë të kollajtë, më duket absurde, ose budallaqe. S’ka tradhtarë në botën moderne. Njerëzit duhen gjykuar që marrin vendime të gabuara”.
Analisti u shpreh se nuk beson që Meta dhe Berisha do të jenë bashkë në opozitë:
“Berisha i ka ndezur motorët mirë. Të gjithë janë bindur që PD është e tij. Tani kemi edicionin e tretë. Por është i njëjti me protesta, me akuza për tradhtarë, me mobilizimin e njerëzve që bën, me tentative që kryetarët e degëve t’i trajtojë si ushtarakë. Nuk besoj se ka në dorë të bëj diçka të madhe.
Në fund do mbledhë atë partinë grupin e vet. Meta s’ka ndërmend të bëhet shtojcë e Berishës. Berisha tha që kemi primaret, kur iu bë pyetja që Meta të jetë kandidat për kryetar bashkie. Do jenë në opozitë si dy botë paralele, s’do jenë bashkë