Komisioneri i BE për Zgjerimin vjen sot në Shqipëri, bashkë me Ramën do inspektojnë nga afër Bypass-in e Vlorës

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Shqipërinë, pas përfundimit të vizitës në Mal të Zi

Varhelyi, së bashku me kryeministrin Edi Rama do të vizitojnë bypass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja. Pas një vizite të shkurtër përgjatë bypass-it, Komisioneri dhe kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Bëhet me dije se vizita do të fillojë në orën 19:00 në kilometrin 13.

Kujtpjmë që Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.

Zjarr Tv Ad