Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI –së, Endrit Braimllari, Rilindja e ka kthyer vendin në burim korrupsioni.
Dhe këtë e tregon më së miri një tabelë e publikuar nga Eurostat i cili e radhit Shqipërinë si vendi më i korruptuar në rajon dhe Europë. Abuzimi me pushtetin sipas Braimllarit është i frikshëm dhe i paimagjinueshëm në çdo nivel.
Por sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së ka vetëm një rrugë kthimi të pushtetit tek qytetarët, vendosja para përgjegjësisë të çdo abuzuesi me pushtetin.
Statusi i plotë i Braimllarit:
Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon dhe Europë.
Rilindja e ka kthyer vendin në burim korrupsioni në të gjitha nivelet.
Inceneratoret, PPP klienteliste, abuzimi me pushtetin në çdo nivel është i frikshëm dhe i paimagjinuar.
Ka vetëm një rrugë kthimi i pushtetit tek qytetarët dhe vendosjen para përgjegjësisë të çdo abuzuesi me pushtetin.