Messi,Ronaldo fundi i një epoke të artë duket më pranë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rivaliteti i dy prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave mund të jetë në perëndim. Kulmin e kanë patur në La Liga ku me spektaklin e tyre kane fituar trofe dhe i kanë bërë tifozët të ëndërrojnë.

Megjithatë cdo fillim e ka një fund, duket se yjet nuk e kanë më shkëlqimin e dikurshëm. Skuadra e PSG ku aktivizohet ylli argjentinas i ka ofruar rinovimin këtij të fundit deri në vitin 2024.

Por duket se Messi do të vendos për të ardhmen e tij pas botërorit të katarit dhe nuk përjashtohet një transferim i mundshëm jashtë Europe.

Ndërkohë sic dihet edhe portugezi i Manchester United e ka bërë të qartë dëshirën e tij për tu larguar nga klubi dhe po mundohet bashkë me agjentin Mendez të gjejnë një destinacion të ri.

Në orët e fundit bëhet me dije se për CR7 ka ardhur një ofertë nga Arabia Saudite nga e cila portugezi mund të përfitojë plote 250 milion euro.

Dhe me këto shifra marramendëse nuk është cudi që dy nga futbollistët më të mirë në histori të mos i shohim më të rivalizojnë njeri-tjetrin.

Zjarr Tv Ad