Kontrata e lobimit në SPAK, Kryemadhi: Halit Valterin e kemi kallëzuar penalisht

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka bërë një kallëzim penal për deklarim të rremë ndaj Halit Valterit nisur nga dosja e depozituar nga ai në SPAK, ku akuzon drejtuesit e kësaj force politike për kontrata lobimi të financuara nga fonde të padeklaruara.

Në përgjigjen e saj për ‘Zërin e Amerikës’ Kryemadhi theksoi se akuzat e Valterit janë për të shmangur vëmendjen nga afera e rëndë e inceneratorëve

‘Unë mendoj se ‘Zëri i Amerikës’ e di shumë mirë që si funksionojnë kontratat e lobimit më mirë se Monika apo Halit Valteri me të cilin s’kam fare ndërmend të merrem. Unë i kam bërë një kallëzim për deklarim të rremë.

Kaq dhe nuk merrem më me të. Por, subvencioni që bëhen nga paratë e inceneratorëve ku ne presim të shikojmë 128 milionë euro të cilat kryeministri shqiptar thotë që duhet të investoheshin nga koncesionari i inceneratorëve në mënyrë që të merrnin shpërblimin prej 29 eurosh toni, kjo gjë nuk ka ndodhur. Paratë e shqiptarëve janë përdorur për blerjen e mediave dhe politikanëve, blerjen e kohës televizive, blerjen e bizneseve edhe të politikanëve për t’u mbyllur gojën.

Kjo është një situatë që për të shmangur vëmendjen nga e gjithë kjo skemë korruptive ku po të kishte një sistem drejtësie dhe ku SPAK të ishte vërtet SPAK, do të kishte hetuar jo vetëm aferën korruptive të inceneratorëve por do të kishte zbardhur dhe të gjithë përdorimin dhe futjen e parave që vijnë jashtë biznesit shqiptar dhe janë futur në qarkullim. Përveç kësaj kanë dëmtuar ekonominë shqiptare, tha Kryemadhi

Zjarr Tv Ad