Ambasadori i Turqisë, Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay takim me Presidentin Meta

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë Kağan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Me anë të një postimi në Facebook, Meta është shprehur se ka vlerësuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe nevojën për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. I urova suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve e vendeve tona, si dhe për forcimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal. Vlerësova nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe nevojën për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, ka shkruar presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad