Proceset integruese të Shqipërisë, Gjonaj kërkon mbështatje në SHBA: Rezolutë me rastin e 100 vjetorit të marëdhënieve diplomatike

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja socialiste, njëherësh kryetarja e Forumit të Gruas në PS Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një sërë takimesh në Shtetet e Bashkuara me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike duke kërkuar mbështetje për proceset integruese të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish ministrja e Drejtësisë shkruan:

“Kënaqësi takimi me kongresmenin @robert_aderholt , bashkë-kryetar i grupit të miqësisë për çështjet shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, me të cilin biseduam për marëdhëniet diplomatike mbështetjen e SHBA-së për çështje thelbësore për Shqipërinë, si reforma në drejtësi siguria, integrimi i vendit tonë në BE ? si dhe sfidat e sigurisë euro-atlantike. Njohja dhe Integrimi më tej i Kosovës në organizatat ndërkombëtare si #NATO ishin gjithashtu pjesë e bisedës.

  1. Aderholt shprehu mbështetjen e SHBA-së për integrimin e Shqipërisë në BE dhe si një njohës i Shqipërise përshëndeti progresin e vendit tonë në forcimin e shtetit të së drejtës.

Kongresmeni shprehu angazhimin e tij për hartimin e një Rezolute me rastin e 100 vjetorit të marëdhënieve diplomatike midis shba & Shqiperi , si edhe garantoi mbështetjen e tij për të nxitur miratimin në Kongres të marrëveshjes së ekstradimit të bashkëfirmosur me Ambasadoren Yuri Kim para dy vjetësh dhe miratuar nga Kuvendi”, shkruan Gjonaj.

Zjarr Tv Ad