Dritan Abazoviç trazon “ujërat” në Malin e Zi, kryeministri shqiptar i gatshëm të japë dorëheqjen

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë mbrëmjen e kësaj të enjteje se është i gatshëm të japë dorëheqje. Deklarata erdhi teksa Abazoviç komentonte njoftimin e Partisë Mali i Zi Demokratik, e cila paraprakisht tha se ai duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë.

Partia e Aleksa Beçiqit mendon se gjëja më e mirë për Malin e Zi do të ishte që Abazoviç të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Qeverisë së 43-të, pas zgjedhjes së organeve gjyqësore.

Duke folur për “Vijestin”, Abazoviç tha se në parim e mbështet qëndrimin, i cili i bëri thirrje Kuvendit që të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, Gjykatës Kushtetuese,… Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, ridizajnim apo ndonjë model tjetër’. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e mi nga demokratët, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse ka ndonjë rrugë… jam i gatshëm të jap dorëheqje”, u shpreh kryeministri malazez.

Qeveria e Dritan Abazoviç kohët e fundit mbeti pa mbështetjen e shumicës në Parlament, pasi humbi mbështetjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për shkak të “braktisjes së agjendës evropiane”. Abazoviç është kritikuar më së shumti për pranimin e nënshkrimit të kontratës shtetërore me Kishën Ortodokse Serbe.

Zjarr Tv Ad