Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka përshëndetur Maqedoninë e Veriut për miratimin në Kuvend të propozimit francez që i hap rrugën anëtarësimit në BE.
Ministrja me anë të një postimi shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.
“Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë” SHKRUAN Spiropoali ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Do kthehemi në shtëpi!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.
Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë.
Shqipëria po bëhet.
Edhe për inat të tyre.
Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve.
Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë