Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Paolo Dybala u largua me parametra zero nga Juventusi në fund të sezonit duke mos pranuar të rinovoj kontratën.
Futbollisti argjentinas kishte arritur një marrveshje në parim me Interin dhe transferimi i tij pritej të kryhej menjëherë pas largimit të ndonje futbollisti në repartin e sulmt të zikaltërve.
Megjithatë duket se durimit të Dybalasë me këtë situatë i ka ardhur fundi. Nga gjithë kjo situatë duket se ka përfituar skuadra e Romës e cila e ka bindur sulmuesin të transferohet në kryeqytet.
Dybala ka udhëtuar pak orë më parë drejtë Portugalisë ku do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën e re, për tu vendosur më pas nën urdhrat e Jose Mourinhos