Rama deliron: Jemi para vendeve të tjera që negociojnë

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të martë ka nisur në Bruksel Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Sot, në godinën e Këshillit Europian  kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Mazi po zhvillojnë takimin politik për hapjen e negociatave në mënyrë zyrtare, më pas do të zhvillojnë takime teknike.

Nga Brukseli deklaroi në delir se Shqipëria sot “jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, por është “në pararojë të të gjithëve”.

“E rëndësishme është që ne nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje. Kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur negociatat. Kjo është arsyeja që sot Shqipëria jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi, që është rendi ligjor dhe drejtësia, jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama për mediat shqiptare në Bruksel.

Zjarr Tv Ad