Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë fikur një pjesë e madhe e vatrave, ja ku mbeten aktive

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar mbi situatën e zjarreve në të gjithë vendin. Raportohet se një pjesë e madhe e vatrave të zjarri që u aktivizuar përgjatë ditës së djeshme janë fikur.

Sipas Ministrisë, janë fikur vatrat e zjarrit në kthesën e Balldrenit në Lezhë. Ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve në fshatin Lgjin në Orosh të bashkisë Mirditë, fshatin Qesarat, në bashkinë e Finiqit, në fshatin Patin në Klos.

Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë,  si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit

Njoftimi i plotë:

Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit. Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë.

Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Lgjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.

Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.

Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë,  si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit.

Zjarr Tv Ad