Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar sërish sot çmimet e larta në jug të vendit. Deeputeti socialist ka publikuar menunë e një restoranti në Borsh, shihet se shalqi për 4 persona kushton 3000 lekë, ndërsa pjepër për 3 persona kushton 2000 lekë.
Sipas tij kjo vjen pasi në restorante e lokale nuk priten fatura dhe kupona, ndërsa shton më tej se çmimet e larta sjellin boshatisjen e plazheve në jug, si dhe bllokimin e tregut të frutave e perimeve.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
KJO ESHTE NJE MENU NE JUG, BORSH ME QARTE; SHIHENI:
SHALQI PER KATER PERSONA
3000 LEKE;
PJEPER PER TRE PERSONA
2000 LEKE.
Une uroj te jete gabim, sinqerisht, edhe pse kur shoh cmimet e tjera, nuk me duket qe ka gabim.
PRA, NDRYSHE, KJO ESHTE CMENDURI!
Me cmimin e sotem, 5 LEKE PER KILOGRAM, NJE SHALQI ME PESHE 10 KILOGRAME, KUSHTON 50 LEKE;
Nje shalqi me kete peshe mjafton per kater persona.
Pra nje SHALQI ME CMIM 50 LEKE TE SHITET PER 300 LEKE ESHTE POSHTERSI, ME 3000 LEKE ESHTE CMENDURI!
Une e di nga vjen kjo;
ARSYEJA ESHTE MOSPRERJA E FATURAVE, KUPONEVE FISKALE E KESHTU ME RRADHE!
Me to, as ma merr mendja se do ishin keto cmimet.
Ne fund, ju ne JUG, mos thoni “PLAZHET JANE BOSH”!
Po i zbrazni JU!
Jo vetem kaq, POR ME CMIMET TUAJA, PO TAPOSNI, BLLOKONI TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE!