“Rama nuk ka vullnetin për të çuar Shqipërinë në Europë”, Shehu “skeptik” për negociatat: Jemi në një udhëkryq historik, na pret një rrugë e gjatë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një lidhje “Skype” në Faxnews , Tritan Shehu, foli për hapjen e negaciatave me BE.

Shehu tha se është një ngjarje historike për vendin tonë, si një mesazh që Shqipëria i përket Europës. Por Shehu u shpreh se Rama nuk e ka vullnetin për ta çuar vendin në Europë, ndërsa shtoi se qëllimisht e lidhi integrimin me Maqedoninë e Veriut, si një mënyrë për të maskuar dështimin e qeverisë.

Tritan Shehu: Është një ngjarje historike, çelja e negociatave, drejt një procesi jetik , një mesazh që Shqipëria i përket Europës, një hap i vonuar, që nga viti 2013 e deri tani.

Një vonesë qe bie mbi supet e kësaj qeverisje, me politikat e gabuara që ka zbatuar. Rruga përpara është e gjatë, jo e shkurtër.

Ajo që ndodhi dje e nje qeverisje autokratike ku kerkohet të përbuzet opozita, e nje qeverisje larg standarteve demokratike. Nje qëndrim despotik i kësaj qeverie. Kemi të bëjmë me nje situatë shqetësuese.

Rama qëllimisht e lidhi integrimin me Maqedoninë e Veriut. Ne dështuam për 3 kushte, që shkuan në 15 e më tepër. Rama për të maskuar dështimin e qeverisë na lidhi me Maqedoninë , ishte një veprim cinik për të fshehur dështimet e brendshme. E shoh Shqipërinë në një udhëkryq historik. Rama nuk ka vullnetin për të çuar Shqipërinë në Europë.

Zjarr Tv Ad