“Shtype butonin me dorën e atij që ke poshtë”, Nikolla përplaset me Alibeajn: Shih punën tënde se timen e bëj vetë

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla ka pasur një debat për refuzimin e projekt-rezolutës së propozuar nga opozita sa i takon njohjes së genocidit serb në Kosovë.

Alibeaj tha se mazhoranca frikësohej nga miratimi i projekt-rezolutës për njohjen e genocidit serb në Kosovë. Ndërkohë pati edhe një debat me Nikollën sa i takon marrjes së fjalës në foltoren e Kuvendit.

Debati mes Nikollës dhe Alibeajt:

Nikolla: Tërhiqe mbrapsht atë fjalën “gënjen’.

Alibeaj: Aty e ke butonin shtype kur të duash me dorën e tij që ke aty poshtë.

Nikolla: Shih punën tënde si time e bëj vetë.

Alibeaj: Kam kërkuar që në atë rezolutë të parashikohet edhe njohja e genocidit serb në Kosovë. Kaq! Ju keni paraqitur një projekt-rezolutë për raportin e Dick Martit

Por shkaku cili është? Genocidi serb! Pse ke frikë të votosh dhe pse ke frikë ta përmendësh. Kush je ti që heq të drejtën për të paraqitur amendamente? Je duke bërë shkelje shumë të rëndë dhe je duke gënjyer përsëri. Sepse isha në komisionin e Politikës së Jashtme dhe prezantova rezolutën dhe nuk patëm asnjë lloj problemi. Keni vetëm frikë. Nga ju buron kjo lloj frike që nuk pranoni se ndaj gjakut tonë ka ndodhur genocid serb?

Zjarr Tv Ad