“Problemet mes foltores dhe gojores”, Rama me tone të ashpra ndaj opozitës: Sa herë keni krizë, fusni në mes viktimat e Kosovës

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare, ka sulmuar opozitën në lidhje me projektrezolutën, për të dënuar gjenocidin në Kosovë. Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores”, duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.
Pjesë nga fjala e Ramës:

“Sa herë ka patur një krizë që iu është dashur ta kapërceni keni futur  ne mes viktimat e Kosovës, sa herë iu është dashur të nxirrni nga axhenda , shkoni sesi përkon me rezoluata dhe deklaratat për Kosovën kjo histori. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, Ju jeni gati që t’i zhvarrosni dhe ti rifusni nga e para në varrin masiv për t’iu thënë se ata të PS nuk duan. Cilin genocid doni ju që të aprovojë parlamenti që thoni keni frikë?

As ju dhe as ata në Prishtinë nuk duhët të bëni as një hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni të bëni hapa të tillë, bëjini, ne nuk bëjmë hapqa` të tillë. Përpara se të marrim një hap të tillë për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e aletaëve tanë, se nuk mund të bëhemi ne si foltorja në sytë e Europës.

Rezoluta e Srebrenicës u miratua në ditën që ishte planifikuar dhe jo në ditën e foltores. Nuk keni  çfarë t’i bëni gomarit mbrapa dhe vini t’i bini samarit dhe për samar doni të përdorni Kosovën. Dick Marty ia keni hapur rrugën ju. Çfarë mendoni për Hashim Thaçin, që është mirë  aty në burg?Thika që i keni ngulur Kosovës nga dita e parë, deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur në gjoks presidentit të Kosovës, i përkasin historisë. Historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet.”

Zjarr Tv Ad