Skuadra e Bayernit të Mynihut ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadra gjermane ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e DC United që pritet të firmos një kontratë me trajnerin Wayne Rooney. Bayerni ka triumfuar me rezultatin 2-6 në këtë takim ku kanë shkëlqyer blerjet e reja.
Serinë e golave e ka hapur Mane që në minutën e 5-të duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Pjesa e parë do të mbyllej me golat e Sabitzer dhe Gnabry. Në të dytën trajneri
Nagelsmann kreu plotë 11-të zëvendësime duke hedhur në fushë një formacion të ri. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe ish mbrojtësi i Juventusit De Light por edhe Zirkzee dhe Muller. Bayern tregon kështu forcën edhe pas largimit të emrave me peshë si Lewandowski që firmosi me Barcelonën.