“Nuk zgjidhim problemet e foltores dhe gojores”/ Alibeaj i përgjigjet Ramës: Gjuha e shthurur nuk habit askënd, ngjall neveri! Veshe kostumin e nacionalizmit, por…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur përmes një mesazhi në Twitter, fjalorit të kryeministrit Rama në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku e cilësoi grupin e përfaqësuar prej tij si “Gojorja”.

Alibeaj shkruan se gjuha e shthurur e Ramës nuk habit askënd veçse ngjall neveri. Gjithashtu ai shton se kryeministri i cili veshi kostumin e nacionalizmit për rezolutën mbi raportin e Dick Martyt, nuk tha asnjë fjalë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

“Kryeministri që paska veshur sot kostumin e nacionalizmit nuk gjeti dot asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë. Përgjërohet sot për Kosovën, që është sot e pavarur falë SHBA-ve dhe aleatëve, ndërsa vetëm 4 ditë më parë shpaloste teoritë e sovranitetit.

Sa për gjuhën e shthurur kjo nuk habit më askënd. Veç ngjall neveri tek ata që janë dhe sillen ndryshe dhe nostalgji tek ata që janë në formë dhe përmbajtje të ngjashëm. Ndërkohë asnjë fjalë për genocidin serb në Kosovë!”, shkruan Alibeaj në Twitter.

Zjarr Tv Ad