Gjekmarkaj: Lulokracia duhet të ketë një fund

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar keqpërdorimin e disa deputetëve nga Lulzim Basha, në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Basha dhe përfaqësuesit e tij të pakët, shkruan Gjekmarkaj, nuk kanë tagër për të caktuar Avokatin e Popullit.

“Dëshirat e Bashës janë vetem të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund!”, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi:

Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet.

….dhe Erindes Pd, as ajo e vules nuk besoj ti ketë më asnjë borxh për punën që ka bërë.

Dëshirat e Bashës janë vetem të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund!!!

Zjarr Tv Ad