Berisha non grata nga Mbretëria e Bashkuar/ Spiropali: Shpifin Amerika dhe Anglia, vetëm ‘nona’ e intrigave të zeza thotë të vërtetën e kulluar

0
767
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas shpalljes non grata të ish kryeministrit Sali Berisha nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Spiropali shkruan se të gjithë gënjejnë sipas Berishës dhe vetëm ai thotë të vërtetën.

“Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurrur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp”, shkruan ajo

Zjarr Tv Ad