Instituti i Studimeve Politike kërkon transparencë e llogaridhënie nga Kuvendi për gjuhën e përdorur ditën e djeshme në seancën plenare. ISP dënon fyerjet dhe nivelin arrogant të diskutimeve mes palëve, ndërsa duartrokitjet e deputetëve i konsideron shokuese.
“Nisje e gabuar & fyese per sfidat e vendit gjuha e sotme denigruese, personale dhe diskriminuese ne parlament. Shokuese duartrokitjet e deputeveve per nje gjuhe te tille & niveli arrogant i diskursit politik. Kodi i Etikes? Integriteti? Koha per Kuvend transparent e llogaridhenes”, thuhet në reagim.
Në seancën e djeshme, edhe pse vinte menjëherë pas hapjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe pritej një diskurs i butë mes pozitës dhe opozitës, seanca ishte zhgënjyese në këtë aspekt. Prania e kryeministrit Rama që në nisje paralajmëroi debate të nxehta mes palëve.
Ky i fundit u përplas disa herë me ish-kryeminiostrin Sali Berisha, dhe të dy nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë, deputetët duartroksinin në fund të fjalës së secilit prej tyre.