Në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, një prej tyre u shfaq si patronazhist. Kryetari i bashkisë së Skraparit tha se në zgjedhjet e ardhshme, PS do marrë 4500 vota, pasi kanë evidentuar njerëzit me influencë nëpër fshatra.
“Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin, duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS. Ne synojmë që të marrim mbi 4500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëzit që kanë influencë dhe reputacion. Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha ai ndërkohë që Rama i ndërpreu fjalën.
Kujtojmë se komuniteti ndërkombëtar ka reaguar ashpër ndaj skandalit të patronazhistëve. Por kryeministri Edi Rama ka insistuar se patronazhistët janë krenaria e tij.