“Zbaton verbërisht urdhrin e Ramës”/ Ish-kryeministri Berisha publikon emrin: Kjo është politikania që i çon deputetët drejt konfliktit! Duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme

0
429
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e një dite më parë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla e drejton seancën në mënyrë të tmerrshme duke shtuar se do të ishte më mirë që ajo të jepte dorëheqjen.

“Siç e deklarova. Ka dokumente. Ne hymë në parlament të vendosur për të votuar rezolutën. Ai hyri në parlament për të fshehur autorët e vërtetë të rezolutës. Duke na akuzuar ne sikur e kishim shkruar ne rezolutën.

Ne në çdo seancë rezolutën për Kosovën do ta ngrejmë. Ajo zonja drejton parlamentin në mënyrën më të keqe. Çon drejt një konflikti në parlament. Ajo aq e ka.

Zbaton vërbërisht urdhrin e Edi Ramës. Ajo mund të japë dorëheqjen që të mos shkelë rregulloren . Gënjeshtër pas gënjeshtre. Njëherë i thotë zotit Shehu se po e çojnë në Komisionin e Jashtëm. Ka një muaj e gjysmë që rezoluta është aty”, tha ai.

Zjarr Tv Ad