Ish-deputeti i PD: Nuk e njohim vendimin e Britanisë për Berishën, ata janë kthyer në koloni të Sorosit. Na e kanë pas futur që me Enver Hoxhën

0
527
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Strazimiri shkruan se nuk e njohin vendimin e Britanisë.

“Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, është një “qokë” që dëshmon vetëm se:

* Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros.

Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!

Kur kujtoj “misionin britanik” dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje…?!

“Zoti nuk është mace me të grric”, thotë populli.

KAQ!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas”, shkruan ish deputeti.

Zjarr Tv Ad