Gaz Bardhit nuk i flet askush, kolegët “injorojnë” prezencën e tij     

0
1998
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për shumë kohë, Gazment Bardhi ishte një ndër figurat më të rendesishme në selinë e Partisë Demokratike. Por me ardhjen në krye të Sali Berishës, balancat ndryshuan për ish-sekretarin e Pergjithshem të PD. Ishim mësuar që ta shikonim të enjteve, teksa shkonte në seancë i shoqëruar me shumë miq e kolegë.

Por duket se tashmë edhe Gaz Bardhi ka mbetur krejt i vetëm. Ashtu siç shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, deputeti i qarkut të Elbasanit ka dalë nga seanca krejt i vetëm dhe në oborr është ndeshur me disa kolegë të tij, por që as nuk e kanë përshëndetur.

Në foto është Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti dhe Luçiano Boçi. Të katër deputetët janë së bashku duke biseduar, por duket se kanë zgjedhur që as mos ta kthejnë vështrimin nga Bardhi, me të cilin për shumë vite kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë.

Vetëm pak metra larg tij është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pas akuzave publike të drejtuara ndaj njëri-tjetrit, dy politikanët ecin në rrugë të ndara, pa kthyer as sytë, e jo më një përshëndetje. I pashqetësuar nga indiferenca e kolegëve, Bardhi ka dalë nga ambientet e Parlamentit, veçse këtë herë krejt ndryshe, i vetëm.

Zjarr Tv Ad