Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sulmuesi i Kombëtares Giacomo Vironi shqiptare ka bërë debutimin e tij në MLS me fanellën e skuadrës së tij të re New England Revolution. Futbollisti u aktivizua në minute e 64-ët në barazimin pa gola që skuadra e tij mori ndaj Kolumbus Krew në transfertë.
Ish-futbollisti i Juventusit e nisi si zëvendësues teksa i mori vendin Traustasonit dhe duke luajtur për 24 minuta por pa arritur të ndryshonte dicka në rezultat.
Sezonin e fundit 23-vjeçari u aktivizua tek skuadra e Tirol në Bundesligën Austriake ku në 28 ndeshje arriti të shënoj 19 gola dhe të jap 4 asiste.
Kjo bëri që në drejtim të tij të vinin disa oferta, por në fund Vironi zgjodhi ta vazhdonte karrierën në Shtetet e Bashkuara.