Policia nxjerr dronin inteligjent në autostradë/ Kap drejtuesit e mjeteve që nuk pozicionohen në krahun e djathtë: Do ndëshkohen

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka publikuar një video përmes së cilës iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pozicionohen në krahun e djathtë të autostradës në mënyrë që të mos bëhen burim aksidenti.

Përmes dronit inteligjent, policia ka evidentuar një sërë drejtuesish që kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke mos u pozicionuar në krahun e djathtë.

Postimi i plotë:

Në këtë video të 👁Dronit edukues👁 dhe makinës inteligjente evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me ✅ përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me ❌ shkelësit.

KUJDES‼️

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!

#DrejtoMjetinMeKujdes

#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor🛣

#SiguriaRrugorePrioritet👮🏻

Zjarr Tv Ad