Abuzimet me tenderat/Lirohet kryekomisari dhe vartësit e tij, qytetarët i presin me duartrokitje dhe përqafime

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Gjykata së Shkallës se Parë në Shkodër ka dhënë dënimet përkatëse për 14 të akuzuarit për abuzim me tenderat për rikonstruksionin e komisariatit të policisë në Malësinë e Madhe.

Mes të akuzuarve është edhe kryekomisari Saimir Rrustemi.  Në 13 personat e dyshuar, 11 prej të cilëve punonjës policie, gjykata e Shkodrës zbuti masat e sigurisë ndaj tyre.

Për 9 prej tyre u caktua masa e sigurisë arrest shtëpie dhe për dy të tjerë detyrim paraqitje.

Ndërkaq pas daljes nga gjykata, kryekomisar Saimir Rrustemi u përshëndet me protestuesit pas vendimit të gjykatës së Shkodrës e cila e la me masën e sigurisë arrest shtëpie duke e zbutur masën e mëparshme arrest me burg. Ndërsa është shoqëruar me duartrokitje përpara gjykatës si dhe lot gëzimi nga protestuesit dhe kryekomisar Saimir Rrustemi.

Masat e sigurisë:

Saimir Rrustemi – arrest shtëpie

Luida Ujka – arrest shtëpie

Mustaf Ishmaku – arrest shtëpie

Xhavit Isufi – arrest shtëpie

Rudina Keqi – arrest shtëpie

Arsenida Hadri – detyrim paraqitje

Briland Mnela – detyrim paraqitje

Klement Tola – arrest shtëpie

Paulin Prendi – arrest shtëpie

Altion Basha – detyrim paraqitje

Armand Basha – arrest shtëpie

Rezart Prela – arrest shtëpie

Veronika Xhanaj – arrest shtëpie

Zjarr Tv Ad