Yuri Kim uron Bajram Begajn pas betimit: Mezi presim të punojmë për thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka qenë e para në radhët e diplomatëve në kryeqytet që ka uruar Bajram Begajn pas betimit në Kuvend, në detyrën e tij të re si President i Republikës së Shqipërisë.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahperkrah”, shkruan Kim në Twitter.

Zjarr Tv Ad