Begaj u betua si President, Indrit Hoxha: Rama sot më i pushtetshëm se Ramiz Alia! Kapi edhe Presidencën

0
195
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, ka reaguar në rrjete sociale pas betimit të Bajram Begajt si President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Hoxha shprehet se zyrtarisht kryeministri Edi Rama ka më shumë kontroll dhe pushtet sesa kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqipërisë.

Reagimi i plotë

Tashmë zyrtarisht Edi Rama ka më shumë kontroll dhe pushtet sesa kishte Ramiz Alia diktatori fundit i Shqipërisë.

Rama kontrollon sot totalisht këshillat bashkiak, bashkitë e vendit, parlamentin dhe presidencen.

 

Zjarr Tv Ad