Babai i mjekut Edvin Prifti, Mihal Prifti, ka akuzuar SPAK se kanë sekuestruar pasurinë e djalit të tij dhe kanë bllokuar kursimet e familjes.

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se SPAK nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj të birit, teksa shton se i kanë sekuestruar paratë Edvin Priftit, si dhe kursimet e tij dhe të bashkëshortes së tij në 30 vite.

Postimi i babait të Edvin Priftit:

Jemi dy bashkëshortë në pension. Kemi jetuar me nder, kemi punuar me përkushtim për më shumë se 50 vjet secili. Në punën tonë kemi qenë të suksesshëm dhe kemi dhënë kontribute me vlera. Jemi prindër të lumtur të dy fëmijëve të mrekullueshëm që i kemi rritur me sakrifica dhe i kemi edukuar më së miri. Dhe ata u bënë të mbarë dhe shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Ne n’a kanë bërë gjyshër të lumtur.

Por ja erdhi një ditë dhe SPAK ndaj djalit tonë hodhi një lumë me akuza të pavërteta, duke e barazuar atë me kriminelët ordinerë, kur ai ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë mijëra qytetarë. Ata nuk kanë asnjë provë për të mbështetur akuzën e tyre.

SPAK ka bërë sekuestro paraprake të pareve të depozituara në bankë. Këto pare ai i ka fituar me punë të ndershme jashtë shtetit dhe në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë nga kursimet tona në 30 vjetët e fundit. Të gjitha këto janë të verifikuara dhe të dokumentuara nga Ekspertë Kontabël. SPAK jo vetëm që nuk i konsideron këto dokumenta por as nuk merr mundimin t’i verifikojë me ekspertët e saj. Dhe në këtë mënyrë SPAK ka gati një vit e gjysmë që e ka pezulluar nga puna. Është e qartë strategjia e ndjekur: t’a ndalojnë të ushtrojë profesionin. Kjo për një specialist të nivelit të djalit tonë që në të gjitha etapat e shkollimit dhe specializimit ka marrë “Medalje Ari”, si dhe disa Çmime të rëndësishme Evropiane dhe një Çmim Ndërkombëtar, është shumë e rëndë. Për ne prindërit e tij janë të papranueshme akuzat e pabazuara.

Falenderojmë nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur: miqtë, shokët, pacientët dhe dashamirësit. Mëshirojmë ata që kanë vjellur vrer nga mosdija apo zemërligësia.

Zjarr Tv Ad