Kërcënohet me jetë Spartak Ngjela? Avokati i njohur zbarkon në Prokurorinë e Tiranës. Dalin pamjet

0
1062
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e kësaj të hëne, avokati i njohur Spartak Ngjela ka zbarkuar në Prokurorinë e Tiranës. Nuk ka një informacion zyrtar lidhur me arsyen pse avokati ndodhet në Prokurori.

Por, disa ditë më parë, në media ka qarkulluar një informacion se Ngjela i është drejtuar institucioneve pasi rrezikohet me jetë.

Për këtë, Ngjela bëri dhe një reagim në Facebook. Ai shkruan më 14 korrik se nuk ka forcë që ta kërcënojë me jetë Spartak Ngjelën.

Postimi i Spartak Ngjelës më 14 korrik:

Komedi… Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë. Hahahahaha! Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë: Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kërcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush. Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet…

Duke u nisur nga këto zhvillime, hidhet dyshime se Ngjela mund të ketë shkuar në prokurori për të bërë ndonjë kallëzim.

BURIMI Sot.com

https://sot.com.al/politike/kercenohet-me-jete-spartak-ngjela-avokati-i-njohur-zbarkon-ne-prokurori-i527823

Zjarr Tv Ad