Nga YLLI DYLGJERI- Deri ne monedhen e fundit…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli DYLGJERI

Deri ne monedhen e fundit…

Në restorantin e Nusretit, një pjestar i delegacionit gelltiti aksidentalisht një monedhë. Monedha i ngec në fyt. Gruaja qe i rrinte prane gelltitesit ngrihet dhe përpiqet ta bëjë atë të kollitet duke i rene pas shpine qe te nxjerre monedhen, por asgjë nuk funksionoi.

Gelltitesi tashmë fillon të shfaqë shenja asfiksie dhe gruaja e dëshpëruar dhe ne panik thërret për ndihmë.

Ngrihet një burrë nga tavolina aty pranë dhe me një qetësi të mahnitshme, dhe pa thënë asnjë fjalë, i ul pantallonat burrit qe po mbytej, i kap fort testikujt, dhe ia tërheq poshtë.

Me një ulërimë të tmerrshme, burri nën dhimbje të papërmbajtshme nxjerr monedhën nga goja dhe merr fryme duke shpetuar nga vdekja

Burri qe e ndihmoi, me të njëjtën qetësi mahnitëse që kishte kur mbërriti, kthehet në tavolinën e tij pa thënë asnjë fjalë.

E shastisur nga frika dhe habia e saj, gruaja, tashmë e qetësuar, ngrihet për të falënderuar këtë zotëri që i shpëtoi jetën kolegut te saj

Ajo e pyet: A jeni mjek?

Burri përgjigjet:  Jo Zonjë, unë jam një bankier i Intesa San Palles. Kapja e depozituesve nga koq..t derisa ata të nxjerrin edhe monedhën e tyre të fundit është specialiteti ynë.

Zonja: Ju bankieret mendoni vetem per vete…

Zjarr Tv Ad