Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm njoftoi ndryshimet e reja në qeveri. Ai propozoi që të shkarkohet nga detyra Arben Ahmetaj si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Me ikjen e Ahmetajt bie edhe më shumë numri i ministrave në kabinetin qeveritar, ndërsa rritet numri i grave.
Momentalisht janë tre burra ministra, Bledar Çuçi minsitër i Brendshëm, Ulsi Manja ministër i Drejtësisë dhe Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.
Ministret gra janë 13, e teksa sot Belinda Balluku e cila është aktualisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është emëruar zv.kryeministre duke zënë vendin e Ahmetajt.
Kujtojmë që një tjetër ndryshim që njoftoi sot Rama është edhe shkakrimi i Zef Mazit, ndërsa u emërua Majlinda Dhukën si kryenegociatore dhe ministre shteti pranë kryeministrit