Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, një ditë pasi mori postin ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës. Duket se Presidenti i ri i vendit nuk ka pritur shumë dhe ka filluar të formojë stafin e tij të ri që do e ndjekë gjatë rrugës së tij 5 vjeçare si president i vendit.
Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Eduard Seitaj. Seitaj më herët ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Transportit. Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti Bajram Begaj mori detyrën si kreu i Shtetit për pesë vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së tij Begaj u shpreh se se do t’i shërbejë Kushtetutës, si dhe do të punojë gjithmonë në gjetjen e rrugëve, qoftë dhe shtigjeve, për bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike.