Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si “më të korruptuarën në Shqipëri”.
Berisha tha në një deklartatë për mediat se Balluku, e cila është propozuar nga Rama në postin e zv. Kryeministrit, “ka një meritë të vetme, ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki e deri sot me Edi Ramën”.
Sali Berisha: “Kush e zëvendësoi strumbullarin e aferës së djegësve Arben Ahmetajn, ministrin më të korruptuar të historive të qeverive a po e zëvendëson ministrja më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, mundet rajonit dhe Evropës.
Ajo ka një meritë të vetme, ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki e deri sot me Edi Ramën. Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të dhjetë 12 fishta në krahasim me standardin evropian.”