Timo Werner ishte një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim gjatë sezonit 2019/2020 ku me skuadrën e Lepzig arriti të shënonte 28 gola në 34 takime.
Kjo bëri që skuadra e Chelsit të paguante rreth 50 milion euro për ta transferuar sulmuesin në Londër. Por sic duket Aventura e gjermanit në Premier Ligë ka rezultuar një dështim i vërtetë pasi në dy sezone si futbollist i bluve Werner ka luajtur 56 takime dhe ka shënuar vetëm 10 gola.
Po ashtu raportet e futbollistit me trajnerin Tuchel nuk duket të jenë nga më të mirat. Mësohet se sulmuesi ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Londra dhe për tu rikthyer përsëri tek Leipzig.
Gjithsesi deri në këto momente nuk ka një tratativë të avancuar dhe rikthimi i 26 vjecarit në shtëpi nuk do të jetë aspak një mission i lehtë.