U prit me brohoritje nga qytetarët shkodranë, reagon Saimir Rustemi: Ju ishit forca ime! E drejta do dalë në dritë, asnjëherë nuk jam marrë me tendera

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkodrës ditën e djeshme nxori nga qelia 14 punonjësit e policisë të cilët u akuzuan se abuzuan me tenderin për rinkostruksionin e Komisariatit. Ndërkohë, ish-shefi i rendit Saimir Rustemi, i cili u la në arrest shtëpie, është pritur me brohoritja nga qytetarët, të cilët protestuan në mbrojte të tij para se të jepej vendim ii gjykatës. Ditën e sotme ai ka falenderuar të gjithë për mbështejen e dhënë duke theksuar se e drejta do të dalë në dritë. Rustemi në postimin e tij në “Facebook”, shton se asnjëherë nuk është marrë me tender, sado të madh apo të vogël.

“Ju falenderoj pa fund per mbeshtetjen. Ju ishit forca ime ne kete moment shum te veshtire. E drejta ime do dale ne drit, por ju garantoj se pamvarsisht atyre qe akuzohem, une asnjehere ne jeten time nuk kam mare pjese ne nje tender sado te madh apo te vogel, ASNJEHERE!!!! Zoti ua shperblefte!” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad